Home Aktualitet Kanabisi mjek...

Kanabisi mjekësor, ish-drejtuesi i policisë: Me rrezik pastrimi i parave

82
0

Vendimi i qeverisë ”Rama 3” për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, nuk shihet pozitivisht nga ish-drejtuesë të Policisë së Shtetit. Arben Hajdarmataj thotë se një vendim i tillë favorizon grupet kriminale.

“Një vendim i një qeverie që nuk realizon dot ose do thosha është (jo e gjitha) por ka pjesë të elementeve kriminale që janë të lidhur me strukturat e qeverisë për sa i përket trafikimit të drogave dhe do që në njëfarë mase të legalizohet veprimtaria”.

Ish-drejtuesi i policisë vlerëson se dhënia e licencave për një aktivitet delikat si kultivimi dhe përpunimi i kanabisit duhet të jetë e kujdesshme për të shmangur pastrimin e parave.

Po ashtu Hajdarmataj mendon se vendimi mund të ndikojë negativisht edhe në aspektin ndërkombëtar, pasi Shqipëria prej vitesh është renditur në vendet e para të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

“Duke u bazuar gjoja në ligjërimin e legalizimit të hashashit për mjekësi do shtohen aktivitete kriminale dhe në pjesë të tjera të shoqërisë. Fatkeqësisht ne jemi vend i prodhimit, kultivimit dhe eksportimit të hashashit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit