Home Aktualitet Kandidati Boç...

Kandidati Boçi takon qytetarët: Sot ka ardhur koha që t’iu shtrëngoj dorën për ta nisur bashkë rrugëtimin

26
0

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi është takuar me banorët e qytetit duke thënë se ka qenë i privilegjuar që u mbështet nga ata kur u bë pjesë e Parlamentit. Në një postim në Facebook, Boçi thotë se ka ardhur koha të shtrëngojë dorën e qytetarëve për të nisur rrugëtimin e dhënieve të zgjidhjeve.

“Në këtë rrugëtim partneritetin e vetëm dua ta kem me ju. Kam qenë i privilegjuar të kem qenë i mbështetur me votë për 4 mandate parlamentare nga ju. E kam ndjerë gjithnjë detyrimin për të bërë më shumë për nevojat bazike të mënyrës se si jetohet në qytet.

Nga foltorja e Parlamentit kam ngritur zërin kurdo që kam folur për ju, për ajrin tonë, për varfërinë e skajshme, për abuzimet e panumërta me taksat tona, për vrasjen e shpresës, për largimin e të rinjve, për mungesën e punësimit.

Sot ka ardhur koha që t’iu shtrëngoj dorën për ta nisur bashkë rrugëtimin që i jep zgjidhje të thjeshta problematikave të mbartura nga ata që s’e deshën dhe s’e duan Elbasanin tonë“, shkroi Boçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit