Home Rajoni Kandidati i B...

Kandidati i BDI për president, Osmani: Rusia jo miku ynë, për ne dielli lind në Perëndim

34
0

Ministri i Jashtëm dhe njëherit kandidat i BDI-së për President, Bujar Osmani tha se populli shqiptar dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë të përcaktuar për BE dhe vlerat e familjes evropiane.

Osmani thotë se si Presindet i ardhshëm do të punojë që vendi të bëhet pjesë e BE-së. “Por rruga nuk është e lehtë. Ardhmëria e vendit tonë është e kërcënuar edhe nga jashtë. Rusia nuk është miku ynë. Një nga interesat kryesore strategjike ruse është që Ballkani të mbetet jashtë BE-se dhe NATO-s. Por, në rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti! Ne jemi shumë të qartë: për ne Dielli lind në Perëndim”, tha Osmani.

Ai i kujtoi oponentët politikë se nuk duhet të harrojnë se kush janë miqtë e kush armiqtë e vendit, duke theksuar se pikërisht kjo është arsyeja pse ai ka hyrë në garë për të parin e shtetit.

“Jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë! Vetëm kjo kauzë e shenjtë më ka shtyrë të paraqes kandidaturën për President i Republikës. Mbetem thellësisht i bindur se, së bashku, në një Maqedoni të bashkuar, kemi forcën dhe fuqinë për të ruajtur përcaktimet tona strategjike dhe për të ndërtuar një të ardhme që përkufizohet me shpresë, përparim dhe gjithëpërfshirje”, shtoi Osmani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit