Home Aktualitet Kandidatura e...

Kandidatura e Jordan Daci në Dibër është mbi palët dhe simbolizon bashkimin

967
0

Alban Daci

Kandidatura e Jordan Daci, për Bashkinë Dibër, është një kandidaturë, që qëndron mbi palët dhe i bashkon të gjitha palët. Kjo lidhet me faktin, se Jordani nuk vjen nga strukturat PD e po ashtu Jordani, duke qenë një vlerë intelektuale, dhe një personalitet i fortë publik, nuk është përfshirë në debatin e brendshëm të PD!

Jordani është pozicionuar në kauzat e te Djathtës, por në këto momente, pozicioni i tij është në favor të një PD te bashkuar! Dimensioni i Jordanit është më i gjerë dhe më i madh, se dimensioni real që, de facto, ka vetë PD dega Dibër.

Pra, kjo e bën kandidimin e Jordanit një vlerë plotësuese dhe jo sfiduese mes palëve.
Kandidatura e Jordanit nuk është një motiv për të bërë përçarje në zgjedhje, por është një arsye, që të gjithë demokratet të bashkohen rreth tij, për ta kthyer drejtimin e Bashkisë Dibër, pas, thuajse, tetë vitesh nën siglën e PD!

Jordani, me dimensionin e tij prej intelektuali, duke qënë figurë me peshë publike, ofron edhe atë pjesë të elektoratit gri, që për shumë arsye nuk e kanë votuar në zgjedhjet e fundit PD në Dibër, ku bëjnë pjesë të rinj dhe po ashtu edhe ajo kategori e zhgënjyer!
Një figurë e tillë nuk është çudi të marrë vota edhe majtas, edhe votën e të gjithë atyre që nuk janë militant sy mbyllur.

Gjithashtu, kandidimi i Jordan është një arsye më shumë që Partine Demokratike në Dibër ta votojnë edhe persona që nuk besojnë me te politika, por besojnë tek profesionalizmi dhe statura e Jordanit si person, individ, apo për shkak të kauzave të tij publike, në mbrojtje të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut!

Jordani është një arsye më shumë që PD në Dibër të bashkohet për të fituar Bashkinë, sepse kandidatura e tij nuk bën pjesë te lobime apo fraksionet e brendshme që, tashmë, për arsye personale, apo për ekulibra politike po e bëjnë. Kandidimi i Jordanit ofrohet si alternativë konsensusi! Jordani, qëndron mbi palët, por duke i bashkuar dhe i përfaqësuar të gjitha drejt një fitoreje të sigurt në garën për Bashkinë Dibër. Me kandidimin e Jordanit nuk ka të humbur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit