Home Aktualitet Kanosi një sh...

Kanosi një shtetas për motive të dobëta, arrestohet 33-vjeçari në Cërrik

25
0

Njoftimi i Policisë:

Cërrik

Kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari që kanosi për motive të dobëta, një 40-vjeçar, dy ditë më parë, me një send të ngjashëm me armën e zjarrit.

Shërbimet e Policisë gjejnë në automjetin e 33-vjeçarit, sendin që dyshohet se ka përdorur ky shtetas, për kanosjen.

33-vjeçari i arrestuar, me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas kallëzimit të një 40-vjeçari se ishte kanosur nga një shtetas, kanë organizuar punën për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorit dhe për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat u bë kapja në lagjen nr 3, Cërrik, dhe arrestimi i shtetasit E. B., 33 vjeç, banues në Cërrik.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi nga veprimet hetimore të kryera pas kallëzimit të 40-vjeçarit, rezultoi se më datë 06.01.2024, në fshatin Shalës, e kishte kanosur këtë shtetas, për motive të dobëta, me një send të ngjashëm me armën e zjarrit.

Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi E. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sendin e ngjashëm me pistoletë, që dyshohet se është sendi i përdorur nga shtetasi E. B., për kanosjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️
#denonconë112📞 ✅

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit