Home Aktualitet Kanosin njëri...

Kanosin njëri-tjetrin me armë zjarri, parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës

10
0

Policia në Vaun e Dejës ka parandaluar një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe kanë vënë në pranga G. T., 26 vjeç, dhe A. P., 32 vjeç, të cilët gjatë një konflikti të çastit në një lokal, kanosën njëri-tjetrin me armë zjarri.

1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak janë sekuestruar nga policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ditë e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit në një lokal në fshatin Bushat, mes 2 shtetasve të cilit kishin kanosur njëri-tjetrin, me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Equal”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit G. T., 26 vjeç, banues në Bushat, dhe A. P., 32 vjeç, banues në fshatin Stajkë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit automatik dhe arma e zjarrit pistoletë, bashkë me sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje nga këta 2 shtetas.”- njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit