Home Bota Kaos në aerop...

Kaos në aeroport, po përdoret gaz lotsjellës ndaj afganëve. Plagoset një gjerman

7
0

Qetësia ka humbur në Kabul. Militantët kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që përpiqet të hyjë në aeroport, pasi Pentagoni deklaroi dje se operacionet e evakuimit nga Afganistani do të përshpejtohen.

“Dje kanë mbërritur persona të tjerë të plagosur me armë zjarri nga aeroporti i Kabulit, 5- 6 persona. Përleshjet në aeroport janë ende. Është i vetmi vend ku vijon të jetë kaosi dhe tensioni. Bëhet fjalë për 10 mijë persona që po përpiqen të evakuohen”.

Një shtetas gjerman është qëlluar me plumb teksa po përpiqej të hynte në aeroport në përpjekje për tu larguar nga Afganistani. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, tha se të plagosurit i është dhënë ndihma e shpejtë dhe nuk i rrezikohet jeta.

Agjencia gjermane e lajmeve duke cituar një përfaqësues të ambasadës gjermane i ka bërë thirrje të gjithëve të bëjnë kujdes për shkak të konfuzionit dhe incidenteve e armë tek portat e hyrjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit