Home Aktualitet Kaos në Komis...

Kaos në Komisione dhe Parlament, deputetja Kushi: S’jemi të lumtur me një situatë të tillë

40
0

Nënkryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Mediave, deputete e PS-së, Evis Kushi e ftuar në “Real Story” tha se nuk është përgjegjësi e mazhorancës për gjendjen dhe aktet që prodhon “opozita e dëshpëruar”. Ajo tha se demokratët sherrin e kanë mes llojit të vet dhe jo me socialistët.

”Problemi është mes tyre, nuk është me ne. Ne nuk jemi të lumtur me një situatë të tillë, as krenarë nuk jemi për një situatë të tillë. Ne i kemi kërkuar të riformulojmë kërkesën e tyre, për t’u përshtatur me ligjin.

Ka vendime të Gjykatës Kushtetuese se si duhet të jetë formulimi dhe kërkesa për një komision hetimor. Duhet të këtë një indicie reale. Pse nuk e çojnë në Gjykatën Kushtetuese, refuzimin që iu bëjmë. Ne kemi tjetër përgjegjësi, ne kemi përgjegjësi të miratojmë ligje. Ne kemi afate”, theksoi ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit