Home Aktualitet Kaosi në Parl...

Kaosi në Parlament, jehonë në mediat e huaja: B*mba tymuese, votim i zjarrtë i buxhetit në Shqipëri

22
0

Flakët dhe tymueset e hedhura nga grupi i Berishës në sallën e Kuvendit të hënën e 20 nëntorit, kanë tërhequr gjerësisht vëmendjen e mediave prestigjioze ndërkombëtare.

“Opozita proteston kundër buxhetit me bomba tymuese dhe zjarr në parlament”, është titulli i agjencisë më të madhe ndërkombëtare të lajmeve Reuters.

“Opozita shqiptare prish seancën për votimin e buxhetit me flakë dhe karrige të grumbulluara në Parlament”, është titulli i agjencisë tjetër të madhe Associated Press.

“Deputetët hodhën bomba tymuese në mes të sallës në një tentativë të dështuar për të penguar buxhetin e 2024-ës”, shkruan prestigjiozja britanike “The Guardian”.

“Politikanët e opozitës hedhin tymuese me ngjyra në parlament”, është titulli i medias publike britanike BBC.

“Kaos në Shqipëri. Opozita ndez fishekzjarre dhe hedh tymuese në parlament. Më pas shpërthejnë flakët”, shkruan e përditshmja italiane Corriere della Sera.

Ndërsa austriakja “Kurir” komenton “Bomba tymuese në parlament: Votim i zjarrtë i buxhetit në Shqipëri”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit