Home Rajoni Kapja e 3 pol...

Kapja e 3 policëve, opozita kërkon Albin Kurtin në Parlament

74
0

Dy partitë e mëdha opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike i kanë kërkuar kryeministrit Albin Kurti që të raportojë në Kuvend për gjendjen e sigurisë në veri të vendit. Kjo kërkesë erdhi pas rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së Mimoza Kusari Lila tha se me rrëmbimin e policëve, Serbia dëshmoi edhe njëherë brutalitetin, agresivitetin dhe qëllimin për destabilizim.

Duke e akuzuar qeverinë për dëmtimin e raporteve me partnerët ndërkombëtar deputetët e AAK-së kanë vendosur pankarta në foltoren e Kuvendit të Kosovës me flamujt e SHBA-së dhe NATO-s.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit