Home KRYESORE KAS rrëzon kë...

KAS rrëzon kërkesat e Alibeajt dhe Berishës për regjistrimin në zgjedhjet e 14 majit

1048
0

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të mos shqyrtojë dy ankesat e grupimeve në Partinë Demokratike, për regjistrimet në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sipas KAS, kërkesa e Enkelejd Alibeajt nuk është pranuar për shkak se KQZ-ja nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë çështje, por ka vetëm një vendim të ndermjetëm.

Ndërsa ankimimi i përfaqësuesit ligjor të Sali Berishës u rrëzua sepse KAS thotë se i mungon legjitimiteti.

Kujtojmë që grupi i Alibeajt kundërshtoi vendimin e ndërmjetës të KQZ-së që u njohu të drejtën të përdorin logon dhe vulën, por kërkoi që një deklaratë ku shprehej vullneti për zgjedhje të lira dhe të ndershme të firmoset nga Lulzim Basha.

Pra me këtë vendim të KAS asnjeri nuk regjistrohet në fletën e votimit me 14 maj.

Por ka edhe një shkallë të fundit te apelimit që është Kolegji Zgjedhor.

Nëse edhe Kolegji Zgjedhor nuk pranon të regjistrohet PD e Alibeaj, atëhere do të jetë hera e parë në historinë e PD që nuk hyn në zgjedhje, pērjashtuar vitin 2019 kur si idiotë lidershipi i PD nuk pranoi vetë të hynte në zgjedhje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit