Home Sporti Mbrëmë luajti...

Mbrëmë luajti me Interin, sot Asllani shfaqet në stadium duke bërë tifo për një tjetër skuadër

31
0

Kristjan Asllani ka shënuar këtë muaj kulmin e karrierës së tij, teksa është shpallur kampion në Serinë A me Interin. Ai është kthyer në një element të rëndësishëm në grupin zikaltër dhe këtë e tregoi edhe fakti se luajti titullar në sfidën e mbrëmshme në Serinë A ndaj Sassuolos.

Por pas përfundimit të sfidës së luajtur në transfertë, Asllani nuk është kthyer në Milano. Ai ka postuar në rrjete sociale foto nga stadiumi “Carlo Castellani” i Empolit, ku ish-skuadra e tij, luante përballë Frosinones një ndeshje të rëndësishme për mbijetesën në Serinë A.

Një foto e shoqëruar me një zemër blu për Asllanin, i cili padyshim mbetet ende një tifoz i skuadrës tek e cila u bë i famshëm dhe iu dha shansi që më pas të bëhej pjesë e Interit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit