Home Aktualitet Kaso për dekl...

Kaso për deklaratën e Bashës: Taktikë për të fituar kohë

100
0

Ivi Kaso, përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, thotë se nuk i beson deklaratave të Lulzim Bashës, i cili sot tha se do të marrë përgjegjësitë për humbjen e thellë të PD më 6 mars.

“9 vitet e fundit na kanë treguar se aksioni politik i Bashës udhëhiqet vetëm nga një aksiomë, që është ajo e mbajtjes së karriges së kryetarit të partisë, me çdo kusht, pavarësisht disfatave elektorale. Edhe deklarata e sotme e tij, unë jam i bindur që është vetëm taktikë për të fituar kohë, që gjërat të qetësohen”.

Kur u pyet se çfarë do ta bënte zotin Lulzim Basha të jepte llogari, Kaso tha “Nëse nuk është arritur edhe pas këtyre që kanë ndodhur në seli dhe në 6 mars, kur nuk ka me vete më as ata që janë etiketuar si “të besuarit” e tij, i kam humbur shpresat se Basha mund të tërhiqet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit