Home Sporti Kastrioti Kas...

Kastrioti Kastrioti fiton duelin e mbijetesës kundër Skënderbeut, Laçi ndalet nga shtyllat (VIDEO)

87
0

Kastrioti ka arritur një fitore shumë të rëndësishme 1-0 në finalen për mbijetesën ndaj Skënderbeut, në duelin që u zhvillua në Kamzës. Dueli në fakt nisi në mënyrë të pazakontë, me sherr që në dhomat e zhveshjes, pa zbritur në fushë.

Bekim Dida dhe Melos Bajrami, të dy lojtarët që ishin zgjedhur titullarë u ndëshkuan me karton të kuq nga arbitri kryesor me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja pas përplasjes që kishin të dy.

Ndeshja nisi me 5 minuta me vonesë, ndërkohë që dueli pati jo pak agresivitet. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Randi Dumfur me një autogol që topi u përplas pas një goditje në portë.

Me këtë fitore Kastrioti ngjitet në vendin e 8 me 21 pikë, ndërsa Skënderbeun vazhdon me krizën e rezultateve teksa mbajnë vendin e fundit me 17 pikë.

Laçi humbet edhe më tepër terren në garën për titull. Kurbinasit u frenuan në barazim pa gola në shtëpi nga Egnatia, skuadër që lufton për mbijetesë. Edhe pse e dominoi ndeshjen dhe kërkoi me ngulm golin e fitores, skuadra e Mirel Josës u ndal në tre raste nga shtylla.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit