Home Sporti Boterori i Katarit Katar, 23 fut...

Katar, 23 futbollistë rrezikojnë gjysmëfinalen e Botërorit. Veç Anglia luan e qetë

307
0

Të premten do të ristartojë pas dy ditëve pushim Botërori që mbahet në Katar, kjo për të zhvilluar katër ndeshjet ndeshjet çerekfinale, aty ku bëjnë pjesë emra prestigjiozë si Argjentina, Brazili, Portugalia, Kroacia, Franca, Anglia, Holanda dhe Maroku.

Teksa futemi në fazën më interesante të Botërorit, lojtarët duhet të bëjnë kujdes me ndëshkimet, pasi janë plot 23 të tillë që me një karton të verdhë rrezikojnë të mungojnë në gjysmëfinale. Në këtë aspekt, vetëm Anglia mund të qëndrojë e qetë pasi asnjë prej britanikëve nuk e rrezikon gjysmëfinalen, ndërsa në ndeshjen me Francën duhet të shmangin kartonin e kuq.

Në kombëtaret e tjera ka shumë lojtarë që duhet të luajnë me “laps e letër”, madje bëhet fjalë për yje që nëse mungojnë në gjysmëfinale, do të konsiderohej një fatkeqësi për kompeticionin.

Kroacia--Modric, Lovren, Barisic dhe Kovacic

Brazili- Fred, Bruno Guimaraes dhe Militao

Franca- Kounde, Tchouameni

Maroku- Amrabat, Sabiri, Saiss

Portugalia- Bruno Fernandes, Danilo, Ruben Neves, Joao Felix, Ruben Dias

Holanda- De Ligt, Ake, Frenkie De Jong, Koopmeiners

Argjentina- Montiel, Acuna.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit