Home Sporti Boterori i Katarit Katari, futbo...

Katari, futboll në fusha dhe gara me makina në shkretetirë

201
0

Tifozë nga e gjithë bota janë në Katar për Kupën e Botës 2022, që mbahet për herë të parë në Lindjen e Mesme. Ata që kërkojnë ta shijonte realitetin vendas, po tërhiqen nga garat me makina përmes dunave me rërë në shkretëtirë.

Qindra njerëz mblidhen në shkretëtirë dhe presin që të fillojnë garat përmes dunave të rërës. Kur automjetet kalojnë, turma brohoret për të preferuarit që sfidojnë njëri–tjetrin në rërë.

Ky argëtim është shndërruar në një sport mbarëkombëtar në Katar. Por, në vend të rrugëve me asfalt, shoferët këtu përballen me rërën. Turmat që mblidhen çdo fundjavë vështrojnë mijëra automjete pjesëmarrëse.

“Çfarë ka kaq të veçantë? Dunat e rërës. I quajmë “toous” në gjuhën tonë. Këtu fillon aventura”, thotë Nasser el Kaaba, shofer në gara.

Tashmë edhe turmat e vizitorëve për Kupën e Botës 2022 e përjetojnë këtë kulturë vendase. Tifozët munden edhe ta kalojnë natën aty në tenda, duke përjetuar plotësisht eksperiencën e beduinëve.

“Shkretëtira është tërheqja kryesore për tifozët që do të vijnë këtu. Shoh shumë njerëz që interesohen. Duan të vijnë, duan jetën beduinë, duan të shikojnë kampet që kemi këtu dhe duan vërtet të shohin këto gara në rërë”, thotë Mohammed Wazir, pjesëmarrës në garat profesioniste.

Ai ka marrë pjesë në gara që kur ka qenë adoleshent.

“Është një lloj kulture që kur je adoleshent të lind dëshira për t’i dhënë makinës në shkretëtirë; vjen këtu, shikon të tjerët dhe ndjehesh mirë. Shndërrohet disi në një profesion. Unë e pata dëshirën 22 vite më parë që t’i jepja makinës në shkretëtirë. Sigurisht që kam ngecur shumë herë. Mësova dhe e mora si një profesion”, thotë zoti Wazir.

Së bashku me shoferët e tjerët, ai shpreson t’u japë ngazëllim tifozave të rreshtuar.

“Seriozisht, është një botë tjetër, larg problemeve, larg trafikut; fiton qetësinë. Unë gëzohem shumë. Kur kam një ditë pushimi, vij këtu”, thotë zoti Afana.

Ky sport mund të jetë i rrezikshëm. Nevojiten aftësi të mira në ngarjen e makinës dhe në të kuptuarin se si lëviz makina në shkretëtirë.

“Është një sport i rrezikshëm. Gabimet janë të mundshme edhe nga profesionistët. Duhet të jesh gati për çdo gjë”, thotë shoferi Nasser el Kaaba.

Tifozët mund ta ndjekin aktivitetin kundrejt një pagese prej 70 dollarësh për person.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit