Home Aktualitet Katastrofë mj...

Katastrofë mjedisore në Vlorë, zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve

28
0

Një zjarr i përmasave të mëdha dhe tymi kancerogjen ka përfshirë fushën e mbetjeve urbane në Vlorë. Tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e mbeturinave.

Pesë autobotë dhe 20 punonjës së zjarrfikëseve janë duke punuar për shuarjen e flakëve, por situata është e rënduar pasi dhe era ndihmon që flakët të përparojnë. Tymi po hyn në qytetin e Vlorës, pasi era fryn nga veri lindja.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, teksa nuk përjashtohet fakti se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit