Home ShowBiz Kate Middleto...

Kate Middleton mbush 40 vjeç, e dashur nga populli dhe monarkia

231
0

Kate Middleton sot 40 vjeç. Buzëqeshja e saj rrezatuese dhe stili i patëmetë i dhanë asaj dashurinë e pakushtëzuar të nënshtetasve të saj dhe gjithashtu dashurinë e Mbretëreshës Elizabeth. Me hijeshi dhe vendosmëri ajo hyri në zemrat e pothuajse të gjithëve dhe i shuan qirinjtë me vetëdijen se është shumë e dashuruar.

Që nga viti 2001, mes uljeve dhe ngritjeve, Kate Middleton ka qenë në krah të Princit William, fillimisht si e dashur dhe më pas, që nga viti 2014, si bashkëshorte. Sigurisht që thashethemet nuk i kanë kursyer as ata, por në publik ata janë shfaqur gjithmonë të buzëqeshur dhe të lumtur.

Një familje perfekte me fëmijët e tyre George, Charlotte dhe Louis. Mosmarrëveshje ka pasur edhe me Meghan Markle, por Dukesha e Kembrixhit nuk i ka mbajtur kurrë anën e thashethemeve.

Buzëqeshja e saj rrezatuese, klasi i saj, i kanë dhënë Kate një vend të veçantë në zemrat e britanikëve. Ajo është gjithashtu e dashur nga shtypi kombëtar dhe nga vetë monarkia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit