Home Aktualitet Kejdi Mehmeta...

Kejdi Mehmetaj: Ilir Meta, do rikthehet në shtëpinë e tij politike

66
0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, dje konfirmoi rikthimin e Ilir Metës në parti. Kurse nënkryetarja Kejdi Mehmetaj thekson se Meta do të rikthehet në shtëpinë e tij politike, në atë që ai themeloi në LSI.

“Kushdo që do të vijë në LSI dhe të bëhet kryetari i saj, do të kalojë në një proces zgjedhor”, tha ajo për Report Tv. Nga ana tjetër, ajo tha se gjithë këto kohë LSI ka qenë duke reflektuar mbi vendimet që ka marrë ndër vite, duke shtuar ajo çka do të ndodhi në vazhdim “janë zgjedhjet”.

“Arsyeja përse LSI është në qetësi, është pikërisht sepse kemi reflektuar, kemi zgjedhur të reflektojmë. Ajo çfarë do të ndodhi në vazhdim janë zgjedhjet, pasi të gjithë jemi në mandatë të përfunduara. Shpesh duke qenë partia e tretë jemi përfshirë në vorbullën e partive të mëdha, por tani do të vijmë më të ridimensionuar”, tha ajo.

Nënkryetarja e LSI pranoi se për partinë zgjedhjet e fundit ishin një desfatë, por sic theksoi ajo ndonjëherë disfatat shndërrohen në oportunitetet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit