Home Aktualitet “Kemi terren ...

“Kemi terren për epidemi”, mjeku Alimehmeti: Fruthi është ngjitës dhe 4 ditë para shenjave…

71
0

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, i ftuar në ”Euronews Albania” për të folur për situatën e fruthit në vend. Ai tha se ende vendi nuk është në epideminë e fruthit, por ka terrenin që të bëhet i tillë. Sipas Alimehmetit problemi më i madh i kësaj sëmundje është se ajo mund të jetë ngjitëse 4 ditë para se pacienti të ndiejë shenjat. Ai tha gjithashtu se mënyra më efektive për ta parandaluar mbetet vaksina.

”Risku është i madh që do të thotë, ne kemi terrenin për të pasur epideminë. Nuk jemi në një situatë epidemie sot që flasim. Duhet të marrim parasysh që një person me fruth që hyn në kontakt me 100 veta, ndërsa janë këta të pavaksinuar 90 infektohen.

Është virusi më i transmetueshëm që ne njohim. Nuk shquhemi ne për identifikim të shpejtë të rasteve, nuk shquhemi as për identifikim të kontakteve të këtyre rasteve në Kohë. Nuk shquhemi as si shtet që zbatojmë ligjet.

Sepse ka një ligj që thotë se kur nuk i ke këto vaksina nuk mundtë shkosh në çerdhe kopshte apo shkolla, ndërkohë te ne janë të gjithë në kontakt me fëmijë të tjerë. Kujtoj se fruthi ka një veçori, afërsisht 4 ditë para simptomave pacienti bëhet ngjitës për të tjerët, por nuk ka asnjë shenjë vetë.

Nuk mund ti ruhesh dot. Po të ishte një i sëmurë me shenja të kuqe në fytyrë në trup, mund ta kuptosh e ti qëndrosh pak larg. Nuk ka asnjë shenjë, kjo është aleat i kësaj sëmundje. Nëse do kishte një metodë tjetër veç vaksinimit mbi 95% do ta kishin bllokuar shtetet e tjera. Nuk e bllokojnë dot sepse nuk ka një metodë tjetër”,-tha edpidemiologu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit