Home Aktualitet Këngëtari ser...

Këngëtari serb në Korçë, Capital T anulon performancën dhe i bën thirrje popullit shqiptar

108
0

Për ardhjen e Goran Bregovic në Shqipëri në ”Festën e Birrës” në Korçë, qëndrim të fortë po mban edhe reperi i popullarizuar shqiptar, Capital T. Trim Ademi (emri i vërtetë) tregon se do bënte hapjen në këtë eveniment, por që e ka anuluar performancën e tij me të dëgjuar për ardhjen e muzikantit. Përmes një video të publikuar në Instagram, ai i bëri thirrje popullit shqiptar që ta bojkotojnë këtë eveniment e po ashtu edhe Bashkisë së Korçës duke shtuar se nuk i takon komunës si institucion shtetëror që është të sjell një këngëtar serb në këtë kohë.

Mesazhi i plotë

Përshëndetje të gjithëve, shpresoj që jeni mirë. E ndjeva të rrugës të reagoj për eventin e Festës së Birrës në Korçë për shkak se isha i ftuar të bëj hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur të jem aty afër njerëzve që e duan muzikën dhe prezencën time aty.

Por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe i kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova të anuloj performancën time.

Ju kërkoj falje të gjithë atyre që ndoshta e kishin shijuar atë moment bashkë me mua aty edhe iu bëj thirrje Bashkisë së Korçës absolutisht ta anulojnë prezencën e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur dhe nuk i takon komunës së Korçës si institucion shtetëror që ta sjell një artist serb në këtë kohë në Shqipëri. Gjithë ata që dëshirojnë ta dëgjojnë muzikën e tij mund të shkojnë ta dëgjojnë në Serbi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Capital T (@truekapo)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit