Home ShowBiz Këngëtarja ng...

Këngëtarja nga Qipro flet për Eurovisionin, Andromache: Ronela ishte e mrekullueshme

155
0

Artistja nga Qipro e cila përfaqësoi vendin në Eurovision 2022, Andromache ishte e ftuar në ”Abc e Pasdites”, ku foli mbi eksperiencën pas festivalit, por edhe bashkëpunimin me artistët shqiptarë Ylli Limani, Fatjon Miftari dhe Fifi.

Këngëtarja foli dhe për presionin e pjesëmarrjes në kompeticionin më të madh europian, duke pohuar se ndihej e stresuar dhe të njëjtën gjë mund të thoshte për të gjithë artistët që përfaqësonin shtetet e tyre. Ajo i dënoi komentet negative kundrejt artistëve, duke përmendur edhe Ronelën, dhe duke theksuar se të gjithë dhanë më të mirën e tyre.

“Njerëzit duhet thjesht të shijojnë shfaqjen. Si në rastin e Ronelës, ajo ishte e mrekullueshme. Çdo artist përpiqet të jap më të mirën e tij. Nuk është e sjellshme, është e keqe të flasësh për të tjerët në atë mënyrë. Për Ronelën dhe gjithë të tjerët që nuk ja dolën të shkojnë në finale, ata përpiqen në maksimum. Është e trishtë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit