Home Aktualitet Keqmenaxhimi ...

Keqmenaxhimi ekonomik, dorëhiqen presidenti dhe kryeministri. Qytetarët “rrëmbejnë” shtetin (VIDEO)

665
0

Sri Lanka është në “duart” e popullit, pasi presidenti Gotabaya Rajapaksa dhe kryeministri Ranil Wickremesinghe kanë deklaruar se do të japin dorëheqjen. Vendimet kanë ardhur pas zemërimit të qytetarëve për keqmenaxhimin ekonomik të vendit.

Për të festuar këtë, protestuesit kanë pushtuar rezidencën e presidentit, teksa nuk kanë nguruar edhe të festojnë për arritjen e tyre edhe në pishinën presidenciale. Nga ana tjetër, protestuesit i vunë flakën shtëpisë private të kryeministrit Wickremesinghe në një lagje të pasur të Colombo.

Sri Lanka është një komb ishull pranë Indisë jugore. Fitoi pavarësinë nga sundimi britanik në vitin 1948. Tre grupe etnike: sinhaleze, tamile dhe myslimane përbëjnë 99% të popullsisë 22 milionëshe të vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit