Home Aktualitet Kërcënohet ak...

Kërcënohet aktorja që publikoi videon e sulmit ndaj të moshuarës: Veç mos të pafsha në rrugë se…

240
0

Dje aktorja dhe aktivistja Kaltrinë Zeneli publikoi një video, ku shihej se një infermiere godiste një grua në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. Ajo ka thënë se është kërcënuar nga një person, pasi publikoi këtë video.

Në një intervistë për mediat në Kosovë ajo është shprehur: “Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”.

Ngjarja ndodhi te Shtëpia e kujdesit për të moshuarit “Orenda”, ku infermierja Aurona Pelaj dhunonte një të moshuar që vuan nga alzheimer, ndërsa punonjëset e tjera Altina Rexhepi dhe Ramzije Kuqi, buzëqeshnin.

Pas publikimit të videos Bordi i Qendrës për Përkujdesjen e të moshuarve “Orenda”, ka marrë vendimin për pushimin nga puna për katër infermieret e përfshira në këtë ngjarje që ka tronditur mbarë opinion publik. Ndërkohë, policia arrestoi dy prej infermiereve. Por siç duket kjo ngjarje ka nxehur gjakrat, pasi bashkëshorti i njërës prej infermiereve ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj. Pas marrjes në pyetje nga policia, ky shtetas më pas është lënë i lirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit