Home Kosova Këshilli i Si...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Kosovë, Kurti: Vendi nuk mund të mbyllet gjatë

15
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se vendi nuk mund të mbyllet për një kohë të gjatë si pasojë e pandemisë dhe për këtë arsye iu bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjshmëri dhe të respektojnë masat anticovid.

“Është e pamundur që për një kohë të gjatë të mbyllet vendi. Këto zgjidhje nuk janë ideale. Me atë çfarë kemi ditur kemi bërë më të mirën. Sa i përket personelit shëndetësor ne jemi pafundësisht falënderues, por për pagat e tyre ne kemi për shtesë solidariteti për 10 për qind. Tash nuk është situata kur punonjësit shëndetësorë janë në rrezik siç ishte vitin e kaluar ndërkaq për punën shtesë patjetër që do të kompensohen”, u shpreh Kurti.

Deklarata e kreut të qeverisë erdhën pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për situatën me pandeminë, duke qenë se numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë është rritur me përmasa të frikshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit