Home KRYESORE PD/Alfred Rus...

PD/Alfred Rushaj largohet nga Kryetar i Grupit Parlamentar. Në vend të tij zgjidhet Enkelejd Alibeaj, kurse nënkryetar parlamenti do të jetë Agron Gjekmarkaj

615
0

Sonte në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Lulzim Basha ka bërë ndryshime rrënjësore në disa poste.

Kështu, Kryetari i Grupit Parlamentar i PD Alfred Rushaj, zëvendësohet nga Enkelejd Alibeaj, ndërsa deputeti Agron Gjekmarkaj caktohet nënkryetar parlamenti, pasi një post i tillë i takon opozitës.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Në zbatim të vendimit të Kryesisë, ku është vendosur që organizatorët e dhunës të mos mbajnë pozicione drejtuese në Grup Parlamentar, dua t’ju njoftoj ndryshimet që do ti propozoj Grupit Parlamentar. Kam vendosur që këtë ta ndajë më së pari me Këshillin Kombëtar të PD, ku është prezent e gjithë trupa drejtuese e partisë.

Fillimisht dua tju informoj se me një vendim të përbashkët timin dhe të Kryetarit të Grupit Parlamentar z. Alfred Rushaj, kemi vendosur me dakordësi, që drejtimi i Grupit, me sfidat e reja që kemi përpara, t’i kalojë z. Enkelejd Alibeaj.

Edhe pse z. Rushaj nuk është sot prezent në mbledhje për arsye shëndetësore, unë dua ta falenderoj atë për gjithë punën e jashtëzakonshme që ka bërë gjatë kësaj periudhe, dhe bashkërisht jemi duke punuar për një projekt të përbashkët politik për të ardhmen, që ndihmon dhe çon përpara sfidat që ka PD.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit