Home Sporti Këshilltari i...

Këshilltari i Dortmundit: Më ra të fikët kur dëgjova për ofertën e City-it për Haaland

186
0

Një emër i njohur që është pjesë e stafit drejtues te Dortmundit si këshilltar, Matthias Sammer, pranon publikisht interesimin e Manchester City për Erling Haaland.

“City është i interesuar, nuk është një sekret. I pashë shifrat dhe më erdhi një si goditje me kamzhik, pothuajse më ra të fikët. Gruaja ime më ndihmoi të ngrihesha. Është e mundur të ndodhë”.

Sipas Daily Mail, qytetarët janë gati ta mbulojnë me para bomberin norvegjez, me një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon. Ish-Topi i Artë e jep pothuajse të sigurt zbarkimin e Haaland në Manchester.

“Guardiola dhe Haaland do të përfitojnë nga njëri-tjetri. Guardiola, me të cilin kam punuar për tre vjet te Bayern, ka një vizion të caktuar për lojën, por mendoj se ai mund ta përshtasë atë edhe për një sulmues të parë si Erling. Gjithsesi ata duhet të ndërthurin lojën e njëri-tjetrit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit