Home Aktualitet Këshilltari i...

Këshilltari i Presidentit tregon dokumentet: Ja ndërhyrjet apo manipulim i provave nga Kuvendi (VIDEO)

468
0

Teksa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin ose jo të kreut të shtetit, këshilltari ligjor Bledar Dervishaj, doli në një deklaratë urgjente për mediat.

Dervishaj ka zbardhur atë çfarë kishte ndodhur në seancën në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me provat e reja që Kuvendi ka depozituar për të rrëzuar pretendimet e Presidencës.

Dervishaj solli disa dokumente dhe foli për ndërhyrje apo manipulim nga Kuvendi.

Në seancën e orës 10 i kërkuam Gjykates Kushtetuese se kemi kundërshtuar vërtetësinë e një prove të depozituar nga Kuvendi në datën 4 shkurt 2022, i cili i përcjell GJK, disa prova shtesë ku përfshihet dhe urdhri 5.5 2021 i kryetarit të Kuvendit.

Rendi i ditës ka përplasje me urdhrin e kryetarit të Kuvendit që ka të bëjë me mbledhjen e seancës në 7.5 2021, ditën qe Kuvendi do miratonte ngritjen e komisionit hetimor dhe raportin e komisonit të Ligjeve.

Gjatë shqyrtimit të këtyre provave na rezultoi se me përmbajtjen e praktikës së dërguar nga Kuvendi dhe praktikën e publikuar online nga vetë Kuvendi na rezulton ndërhyrje apo manipulim prove të depozituar nga Kuvendi. Këtë Gjykatës ia parashtruam në mënyrë të detajuar.

Urdhri që Kuvendi i depozitoi si provë GJK mban datën 5.5.2021, për mbledhjen e Kuvendit në seancë, ndërkohë që sipas urdhrit të publikuar në faqen e Kuvendit, mban datën 6.5 e jo 5.5.2021. Kjo është ndërhyrja e parë.

Kjo ndërhyrje bëhet për të rrëzuar pretendimin e Presidentit për shkekjet që kishim konstatuar për caktimin e seancës plenare. Ndërhyje ka dhe te pika 20 e këtij urdhri”, tha Dervishaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit