Home Aktualitet Kishte humbur...

Kishte humbur kontaktet me familjarët prej 10 ditësh, gjendet i pajetë i moshuari në Korçë

36
0

Një i moshuar është gjetur i pajetë sot në Korçë. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17. I moshuari me inicialet F.A., 87 vjeç, ishte zhdukur prej 10 ditësh, ndërkohë që vuante nga skleroza.

“Më datë 08.01.2024, rreth orës 09:00, në lagjen nr. 17, Korçë, në një tokë arë, është gjetur pa shenja jete, pa shenja dhune, shtetasi F. A., 87 vjeç, banues në Korçë. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 18.12.2023. Trupi i 87-vjeçarit, ndodhet në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit