Home Aktualitet Kishte kthyer...

Kishte kthyer dyqanin në pikë shitje të drogave të forta, në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohen një armë dhe mijëra euro

40
0

Një 40-vjeçar u arrestua në zonën e Alliasit pasi kishte kthyer dyqanin e tij “Tabachino” në një pikë të shitjes së drogave të forta.

Një hetim 5-mujor nga policia e Tiranës ka çuar në prangosjen e Kreshnik Halilajt në zonën e Alliasit.

Sipas policisë, ai shiste kokainë me nga 3500 lekë për dozë.

Nga kontrollet e ushtruara në dyqan dhe në banesën e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan 42 mijë lekë të reja dhe 8730 euro.

Gjithashtu atij iu sekuestruan disa doza kokainë, një automjet, një motor dhe 7 aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “ALLIASI”, pas një hetimi 5-mujor. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për goditjen e veprimtarisë në fushën e narkotikëve.

Kishte përshtatur një tabachino për shitjen e drogave të forta, kundrejt shumës 3500 lekë të rinj për dozë, vihet në pranga 40-vjeçari. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ALLIASI”, në kuadër të të cilit bënë ekzekutimin e masës së sigurisë për shtetasin K. H., 40 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një hetimi 5-mujor, shërbimet e Policisë bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes të drogave të forta. Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës në zonën e Alliasit, në një tabachino pranë banesës së tij, ku shiste lëndë narkotike kokainë kundrejt 3500 lekë të rinj për dozë.

Gjatë kontrollit të tabachinos dhe banesës u gjetën dhe u sekuestruan doza me lëndë narkotike kokainë, një armë zjarri pistoletë, shumat 42.000 lekë të rinj dhe 8730 euro, një automjet, një motomjet dhe 7 aparate celular. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit