Home Aktualitet KLGJ shpall e...

KLGJ shpall emrat, ja kandidatët për gjyqtar që kaluan procesin e Vetting-ut

80
0

Këshilli i Lartë Gjyqësor, përgjegjës për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, ka bërë me dije se 17 studentët që ndjekin Shkollën e Magjistraturës janë kualifikuar, duke marrë statusin e kandidatit për gjyqtar.

Njoftimi i plotë

Sot, në datë 26.10.2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi Mbledhjen Plenare të radhës, në të cilën shqyrtoi çështjet si më poshtë: Në kuadër të përgjegjësive që ka lidhur me rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, Këshilli, në vijim të procedurave të verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore përfshirë dhe pasurinë e figurën, të kandidatëve për pranimin në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2023-2024, profili gjyqtar, vendosi kualifikimin e 17 (shtatëmbëdhjetë) kandidatëve:

• Znj. Ornela Troplini;

• Z. Elvis Tosuni;

• Znj. Enxhi Bushi;

• Znj. Marena Panda;

• Z. Ilmi Leka;

• Znj. Denisa Laçi;

• Znj. Elona Musai;

• Znj. Enxhi Tamburi;

• Znj. Marinela Prifti;

• Znj. Miglena Tabaku;

• Z. Brikel Toma;

• Znj. Valmira Fejza;

• Znj. Elsa Gjini;

• Znj. Malbora Selgjeka;

• Znj. Elsona Fezollari;

• Znj. Anisa Likaj;

• Znj. Zoica Strora.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit