Home Sporti Klopp entuzia...

Klopp entuziast: Liverpooli më i fortë që kam pasur ndonjëherë

73
0

Liverpooli është një hap larg një biletë për në gjysmëfinalet e Champions League pas fitores 3-1 në duelin e parë. Trajneri Jurgen Klopp në prag të duelit të kthimit në “Anfield” ka theksuar se dueli intensiv ndaj Manchester City-it nuk do të ketë ndikim në këtë ndeshje.

“Gjysmëfinalja e FA Cup, sërish kundër Cityt nuk do të ndikojë në formacionin për ndeshjen kundër Benfica-s, por ndeshja e fundjavës kundër tyre ndikon. Me sa di unë nuk ka lëndime, por duhet të vlerësojmë gjendjen e secilit lojtar. Nesër do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme dhe do të luftojmë deri në fund të arrijmë në gjysmëfinale. Kjo është arsyeja pse nuk mund të mendoj asgjë tjetër përveç ndeshjes së nesërme dhe jo Cityt.

Ne kemi fituar 3-1 në ndeshjen e parë, që është e barabartë me një 2-0. Mendoj se është një pikënisje e mirë, por nëse shënojnë një gol ndryshon gjithçka. Ashtu si me Interin. Këtë ndjenjë e ndjemë javën e kaluar pas golit të tyre dhe nuk dua ta provoj më.

Që kur kam qenë këtu kam pasur gjithmonë një ekip të madh në dispozicion, por tani është edhe më shumë sepse nuk kemi dëmtime. Mendoj se ky është Liverpooli më i fortë që kam pasur ndonjëherë”, deklaroi Klopp.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit