Home Aktualitet Klosi: PS do ...

Klosi: PS do fitore më të thellë në 2025, nuk ka krizë ligjesh në Parlament

28
0

Sekretari i përgjithshëm në Partinë Socialiste, Blendi Klosi tha sot gjatë një interviste televizive, se Partia Socialiste ka si objektiv që të marrë një fitore më të thellë, me më shumë mandate në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Ai tha se mazhoranca socialiste ka nisur përgatitjen në çdo qelizë të saj dhe në çdo cep të territorit për të qenë gati për zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

“Nga sot na ndajnë një vit nga zgjedhjet parlamentare të radhës. Dhe një parti e madhe siç është Partia Socialiste, duhet të organizohet në çdo cep të Shqipërisë në mbi 5200 qendra votimi, në kaq shumë zona elektorale”, tha Klosi. Po ashtu theksoi se mazhoranca është e bashkuar nën lidershipin e kryesocialistit Edi Rama.

“E kam dëgjuar në media këtë idenë e ndarjes, pasi është e vetmja fije drite që ka kampi opozitarë, por e vërteta është se ne jemi strukturë kompakte dhe kemi një lidership të qartë si Edi Rama dhe për këtë s’ka as asnjë diskutim dhe s’ka asnjë ndjesi brenda Partisë Socialiste që mos të mbështesë lidershipin e Ramës dhe kjo është shumë e rëndësishme për fitoren e vitit 2025”, tha Klosi.

Duke iu referuar bllokimit të seancave në parlament, Klosi tha se mendimi i opozitës mungon sot në Kuvend. “Nuk ka krizë në parlament për kalimin e ligjeve. Nuk ka asnjë diskutim që ata duhet të bëjnë detyrën e tyre, prandaj sistemi është ndërtuar me dy kahe. Ne jemi 140 deputetë dhe PS ka marrë vetëm 74 vota, të tjerat u populli vendosi që si takojnë mazhorancës, por opozitës, që të shprehi mendimin e saj. Ka nevojë për mendimin e tyre, por ky mendim mungon prej disa muajsh në kuvend. Kjo nuk është krizë për kalimin e ligjeve. Krizë është kur parlamentit i mungojnë votat për të kaluar ligjet. Ka krizë negociatash, vendimmarrjesh”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit