Home Aktualitet Ko*aina e Xib...

Ko*aina e Xibrakës, Bardhi ”rihap” dosjen për vëllain e kryeministrit

71
0

Nga selia e PD-së, nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi publikoi disa të dhëna nga sistemi TIMS duke akuzuar se në to provohet lidhja e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, me veprën penale të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit.

“Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë. Vëllai i kryeministrit dhe drejtuesit e narkotrafikut përdorën të njëjtën makinë 18 herë. Prokuroria hapi një dosje sekrete paralele për të hetuar një 45-vjeçar të paidentifikuar me emër, që ka përdorur të njëjtën makinë si Olsi Rama dhe trafikantët e drogës”.

Në vijimin e akuzave, Gazment Bardhi ngriti dyshime për përfshirjen e Olsi Ramës edhe në arratisjene kreut të këtij grupi kriminal, Genci Xhixha.

“Bëhen publike 10 provat e përfshirjes së Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë. Olsi Rama është përdorues i automjetit me targë AA653DM. Prokuroria të rihapë hetimin për rolin e Olsi Ramës në çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë. Edi Rama ka një përgjigje për të dhënë: Çfarë bënte i vëllai me të njëjtën makinë, e cila u përdori njëkohësisht edhe nga organizata kriminale e trafikut të drogës në Xibrakë?”.

Në mbyllje të denoncimit, Bardhi u shpreh se këto të dhëna do t’ia përcjellë edhe prokurorisë së posaçme antikorrupsion.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit