Home Aktualitet Koalicioni “B...

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” me fitore dërrmuese, Berisha: Luçiano Boçi fiton bindshëm në Elbasan

71
0

Sali Berisha thotë se kandidati i tij në Elbasan, Luçiano Boçi do të fitojë në zgjedhjet lokale të 14 Majit. Berisha thotë se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do ketë fitore dërrmuese në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Ai e mbështeti deklaratën e tij mbi disa të dhëna dixhitale, siç i quajti ai.

Fatjoni Mejdini: Sipas përllogaritjeve ju parashikoni të merrni vetëm 10 nga 61 bashki

Berisha: Sipas përllogaritjeve digjitale të fundit, PD do të ketë fitore dërrmuese.

Mejdini: Ku e bazoni? Unë e bazoj në një proces të vitit të kaluar.

Berisha: Këto janë të dhënat digjitale në Elbasan. Bluja e hapur është Luçiano Boçi, Gledian Llatja është kjo pjesa e vogël këtu.

Mejdini: Këto janë pollet tuaja?

Berisha: Kjo është një kompani që ndjek botën digjitale.

Mejdini: Ju e paguani?

Berisha: Është një kompani shumë kompetente, shumë serioze. Ky Gledian Llatja me 100 mijë euro në llogari del i pastrehë, pa shtëpi dhe pa kontratë strehimi. Mirëpo nuk dihet nga dalin këto 110 mijë euro.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit