Home Aktualitet Koçiu në Madr...

Koçiu në Madrid, takim me Ministren e Shëndetësisë. Nënshkruhet marrëveshja midis Spanjës e Shqipërisë

20
0

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një takim në Madrid me homologen Mónica García Gomez, Ministren e Shëndetësisë.

Gjatë takimit me ministren Garcia u angazhuam për nënshkrimin e një marrëveshje për konkretizimin e bashkëpunimit midis dy ministrive në fushën e shëndetësisë, shprehet Koçiu.

Postimi i Plotë:

Spanjë – Kënaqësi takimi ditën e sotme në Madrid me homologen znj. Mónica García Gomez, Ministren e Shëndetësisë,

me të cilën diskutuam për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona në fushën e shëndetësisë

Ky takim shënon një moment të rëndësishëm të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Spanjës, në identifikimin e praktikave më të mira dhe inovacionit, me qëllim vijimin e përmirësimit të shërbimit për qytetarët

Gjatë takimit me ministren Garcia u angazhuam për nënshkrimin e një marrëveshje për konkretizimin e bashkëpunimit midis dy ministrive në fushën e shëndetësisë.

Gjatë takimit, vumë theksin tek një sërë çështjesh të rëndësishme si;

Shkëmbimi i përvojave në menaxhimin e spitaleve,

Zgjerimi dhe fuqizimi i qendrave të mjekësisë familjare në Kujdesin Parësor Shëndetësor;

Krijimin e një Rrjeti të Integruar për zgjerimin, deinstuticionalizmin dhe forcimin e shëndetit mendor të komunitetit;

Bashkëpunim për turizmin shëndetësor

Marrëveshje për shkëmbim përvojash në trajtimin e sëmundjeve të rralla;

Shkëmbimi i praktikave më të mira në Mbulimin Shëndetësor Universal.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit