Home Aktualitet Kolonel Hysni...

Kolonel Hysni Gjergji: Disinformacioni, ose kërcënimi 4D

273
0

Presidenti Eisenhower e ka njohur aftësinë e “Luftës informative si më të rrezikshmë se sa lufta me armë zjarri”. Dezinformacioni në përgjithësi dhe ai rus në vecanti përshkruhet një kërcënimin 4D, ku elementët kryesore janë; (“dismiss”-hiq të vërtetat; “distort” shtrebëro faktet; “dismay”-trondit besimin dhe “distract”-shpërqëndro dhe shqetëso audiencat), pra qëllimi kryesor i tj është për të përcarë, mashtruar dhe manipuluar të vërtetën dhe mendimin kritik të kundërshtarit. Vrasjet më të mëdha janë gënjeshtrat, pasi ato vrasin të vërtetën, pasi pavarësisht se dizinformacioni paraqitet si kërcënim pa të shtëna armësh, dëmi që ai sjell kur ka sukses dhe merr besim në audiencë, është ndoshta më i madh në impakt se sa nga armët e zjarrit. Aktorët shtetërorë ose jo shtettërorë e kanë përdorur gjerësisht propogandën dhe dezinformacionin për të rritur avantazhet e tyre strategjike.

Gjatë të dy luftarve botërore propaganda ishte një mjet luftarak i rëndësishëm, që u përdor në një diapazon të gjerë objektivash. Në këtë kohë, radio lejonte liderët kryesorë të shteteve ndërluftuese të kishin kohën e tyre për t’iu drejtuar audiencave drejtpërdrejt në shtëpitë dhe familjet e tyre, duke i informuar, frymëzuar dhe influencuar në perceptimin e tyre patriotik për luftën. Filmat ishin gjithashtu mjete që rrisnin inspirimin, moralin dhe rekrutimet e reja për në frontin e luftës. Filmi dokumentar “Pse ne luftojmë” i Frank Capra, akoma edhe sot konsiderohet si një nga shembujt më të mirë dhe më me shumë impact, që nuk duhet të nënvleftësohet. Disa historianë madje theksojnë se informacioni radiofonik për luftën, i përhapur nga aleatët e luftës së dytë botërore, ishte përcaktues në fitore.

Lajmet direkt në shtëpi ishin të kordinuara edhe me operacion në terren si “Britain’s Political Ëarfare Executive” e përfshirë në ndërthurjen e operacioneve për të hedhur poshtë propogandën e armikut, që përhapte lajme të rreme dhe jashtë realitetit në fushën e luftimit. Deri në fillim të luftës së ftohtë, propaganda dhe disinformationi kanë qenë përcaktuar si “përpjekje e qëllimshme për të krijuar perceptim të gabuar, manipuluar njohuritë, si dhe drejtuar sjelljen, me qëllim për të arritur rezultatin që protoganistët kanë dëshiruar”. Më vonë dezinformacioni u definua si “Teknikë mashtrimi e bazuar mbi informacionin e pavërtetë dhe shtrebëruar qëllimisht, i cili ka synim të gënjejë, manipulojë shtrembëojë dhe mashtrojë duke përdorur emocionet njerëzore si target të influencës.

Përgjatë shekullit të 20-të aleatët dhe kundërshtarët në konflikte, e kanë përdorur këtë “mjet influence” për qëllimet dhe objektivat e tyre strategjike. Ndikimi i këtij fenomeni në gjendjen morale të ushtrisë si dhe aftësinë mbrojtëse të vendeve, është shumë i rëndësishëm, kështu që trajnimi dhe ndërgjegjësimi i Forcave të Armatosura për këtë fushatë, mbetet mënyra më e mirë për të mbrojtur trupat tona, si dhe shkatërruar planet destabilizuese të kundërshtarit.

Bazuar në dokumenta, vlerësohet që mbi 10 mijë operacione dezinformuese u zhvilluan drejt vendeve të “Traktatit të Varshavës” për periudhën e luftës së ftohtë nga 1945 deri në 1989. Nuk kishte rëndësi forma e dezinformacionit por qëllimi i tij, që ishte përhapja dhe “sajesa” e dobësive të kundërshtarit nga njëra anë dhe madhështisë sovjetike nga ana tjetër. Sipas Thomas Rid nga “Johns Hopkins University” “dezinformacioni është një mënyrë dhe përpjekje për të përdorur, apo për ti stisur dobësitë e kundërshtarit, duke krijaur pakënaqësi, keqkuptim, coroditje dhe përcarje për gjëra që nuk ekzistojnë”. Komunizmi sovjetik dhe internacionalizmi supozohej të siguronin shpëtimin për të gjithë njerëzimin. Kjo zgjati derisa u ekspozua në 1990 si mashtrim. Rusia e sotme ka krijuar një imazh rifitimit të statusit të fuqisë, ekonomike dhe ushtarake, por që po zhbëhet me shpejtësi në Ukrainë.

Inteligjenca me burime të hapura mediatike nuk është e pagabueshme pasi pikat e forta të OSINT (open source inteligence) mund të jenë edhe dobësitë e tij. Me shtimin e njerëzve që raportojnë nga telefonat e tyre, është padyshim më e lehtë se kurrë edhe shpërndarja e dezinformatave. Nuk është e vështirë të imagjinohet se, duke e ditur se ka vëzhgim mbi lëvizjet e ushtrisë së tij, Putin sot do të urdhëronte trupat ruse të bëjnë lëvizja në drejtimin e gabuar, për të përhapur informacion të rremë. Videot me dezinformacion nga TikTok-u i trupave në frintin e luftës, të marra nga mediat perëndimore do të përhapnin të vërtetat, por të mixsuara edhe me mashtrimin. Ky mashtrim, nëpërmes dezinformacionit do të ishte ekuivalenti i shekullit 21-të i tankeve prej gome dhe armëve të drunjta, që inteligjenca britanike dhe amerikane përdorën për të mashtruar Luftëaffe-n gjermane përpara D-Day, në luftën e II-të bptërore.

Aktualisht sot terreni dicital i luftës me dezinformacion, ka bërë që skenarët “fallco” të luftës dhe realitetit, të përhapen më shpejt dhe më larg se sa kurrë më parë. Në të vërtetë ka një numër vendesh ku kryeson Rusia, të cilat kanë një impact shumë më të madh në përdorimin e taktikave informative, nëpërmes teknikave të dezinformacionit. Në një postim të sekretarit të shtetit Antony Blinken me datë 24 prill 2022 me titullin “#Stop the lies and share the truth” provohet me video, dëshmitarë realë okularë të mbijetuar, me figurë dhe me zë, mashtrimi i madh rus në Ukrahinë. Është detyrë e secilit – thotë Blinken- që të përhapë të vërtetën, e cila po ndodh në Ukrahinë, duke e quajtur këtë si pikën e fillimit të kundërshtimit dhe dënimit të këtij agresioni brutal dhe gjakatar.

Në maj 2022 “The Guardian” raporton se Rusët po përgatisin një ushtri të hakerave dezinformatorë, të cilët kanë qëllim të penetrojnë në rrjtet sociale të figurave të rëndëishme politike dhe ushtarake dhe të komentojnë pozitivisht sulmin në Ukrahinë, apo të godasin me spiunazh, subversion dhe sabotazh. Megjithëse propaganda dhe dezinformacioni janë përdorur në historinë e luftrave, me qëllim të destabilizojnë dhe corientojnë forcat kundërshtare, përsëri ka një nënvleftësim dhe mos përgatitje për metodat dhe mënyrat e reja që ka adaptuar në këtë fushë, epoka e internetit. Komandantët rusë janë të trainuar në luftën informative, kështu që është e pritshme të shpërndajnë qëllimisht udhëzime të palogjikshme, për të corientuar perendimin dhe FA Ukrahinase. Urdhrat ushtarakë rusë në pikën fundore të tyre, ka shumë gjasa që të përgjohen nga çdo shërbim inteligjent, kështu që “dezinformacioni” është mënyra më e sigurt për të ngatërruar inteligjencën ukarahinase dhe perendimore.

Kur mbi një konflikt fillon “zjarri i bombave”, është e vështirë ta dallosh dezinformacionin nga realiteti. Përvec fshehjes së aftësive operacionale dhe planeve të tyre, e gjithë lufta është e bazuar në mashtrim, duke fshehur të vërtetat dhe shtrembësuar faktet me qëllim konfuzimin e kundërshatarit. Shpeshherë edhe vëzhgimi i fakteve, nuk mjafton për të pasur një pasqyrë të qartë të situates, pasi “faktet” deformohen, manipulohen dhe përdoren për një qëllim të caktuar të përpiluesit. Kjo mësohet dhe aplikohet në cdo akademi ushtarake në botë.

Arsimimi, trainimi dhe njohja me këtë sfidë, është startegjia për të kundërvepruar ndaj dezinformacionit, për të nxjerrë dhe studiuar mësimet e mëparëshme nga shtette që kanë qenë object i këtij sulmi; si një taktikë e luftës informative. Duhet të vlerësohen mekanizmat psikologjkë, me anë të të cilëve kundërshatrët manipulojnë on line, si dhe të analizohen kërcënimi që dezinformacioni paraqet për institucionet publike, sic janë edhe forcat e armatosuara. Në dokumentat e mbrojtjes dhe të sigurisë kombëtare tashmë duhet përfshijnë edukimin e duhur me qëllim përcaktimin e grupeve të interest dhe “target grups” për të mbrojtur, ndihmuar dhe ruajtur ato nga kërcënimi dicital botëror në lulëzim. Ka një vijë të dallimit midis dis dhe missinformacionit. Dezinformacioni është informacion i manipuluar me qëllim të caktuar nga poseduesi, ndërsa misinformation është informacion i paplotë, i pa përditësuar dhe pa burime alternative, por pa një qëllim të caktuar.

Pika e fillimit që e fokusoi dezinformacionin si lloj të ri lufte edhe politike, ishin zgjedhjet presidenciale në SHBA. Në këto zgjedhje dezinformacioni u mbështet në përhapjen e “tencioneve” në një grupi shoqëror (psh raca, etniteti, besimi, përkatësia politike dhe klasa shoqërore) për të “krijuar” përcarje dhe përplasje shoqërore dhe sociale. Si rezultat i kësaj fushate, u vunë në rrezik grupe vunerabël dhe komunitete lehtësisht të atakueshëm, duke përfshirë kutu edhe forcat e armatosuara, të cilat janë të përbëra nga grupe dhe klasa sociale dhe shoqërore në ndryshme nga të gjtha fetë, kulturat, besimet dhe shtresat ekonomike. Sa më e polarizuar shoqëria, aq më e vunerabël dhe e atakueshme ajo është. Rusia përdor fushata dezinformuese kundër vendeve të tjera, duke i quajtur këto fushata si kyce në strategjinë e saj, të cilat kanë marrë një formë të re në ekosistemin e tanishëm online.

“Terri informativ” përdoret për populsinë ruse, dhe nuk jepet asnjë lajm për luftën në Ukrahinë, vetëm cfarë ministria e mbrojtjes ruse deklaron. Doktrina “Gerasimov” dhe lufta hibrde si lloj i ri luftës , përfshin dezinformacionin në përgjithësi dhe faktorët e tjerë jo ushtarakë si pjesë kryesore fuqisë kombëre ruse dhe të strategjisë së saj. Agresioni ushtarak mbi Ukrahinë ka rezultuar i gjithi dizinformacion, duke filluar me emërtimin. Ai që u quajt “Operacioni i kufizuar Special” kundër objektivave ushtarake, me qëllim denazifikimin edhe cmilitarizimin e vendit; duke rezultuar në një gënjeshtër e madhe. Civilë të vrarë, shkolla dhe spitale të rrafshuara, tortura, përdhunime dhe grabitje, po kryhen nga agresorët rusë në luftën e parë konvencione të shekullit të 21-të.

Mungesa e kohës së nevojshme dhe burimeve të besueshme alternative, nga njëra anë por edhe kujdesi për të ndërtuar një “histori” sa më afër llogjikës, të besueshmes, i bën individët që ta keneë të vështirë të ndajnë faktet nga “sajesat”. Kështu automatikisht në mënyrë të pavullnetshme përdoren burimet e shpejta, të shkurtra dhe në dukje të vërteta, interesante, tërheqëse që në fakt është dezinformacion. Sot demokracitë janë të detyruara të pranojnë këto të pavërteta të pakëndëshme, por me qëllim që për ti mbijetuar këtij kërcënimi ato duhet të mësojnë të bashkëjetojnë me gënjeshtrat. Dizinformacioni për tu bërë i besueshëm ndërtohet bazuar në informacion të vërtetë, por duke i ndryshuar qëllimin, përmbajtjen apo objektivin. Ukrahina është quajtur si “poligon” rus për të provuar armët e reja hibride ku dizinformacioni është pjesë.

Gjatë pandemisë “Corona vorus 19” rusët shpërndanë shumë dizenformacion lidhur me disa autobuzë me turistë ukrahinas që po ktheheshin nga Uhani. Të gjitha mediat dhe rrjetet sociale shkruajtën për “rrezikun” që ato paraqisnin duke nxitur protesta dhe dhunë për të mos i lënë pasagjerët të zbrisnin, por të ktheheshin në Kinë. Situata u përkeqësua dhe filloi një përplasje sociale midis banorëve të frikësuar nga infektimi. Shfaqeshin banorë që qëllonin kundër autobuzëve dhe policisë, pasi të gjithë besonin tek “kërcënimi sajuar” nga rusët lidhur me infektimin dhe rrezikut të jetës. U mbyllën shkolla dhe fëmijët nuk lejoheshin të takonin shokët nga frika e sëmundjes.

Pamjet vizive në foto dhe video, duket se kanë më shumë impact për dezinformacion, se sa tekstet e shkruara. Shkrimet janë “simbole abstarkte që kanë nevojë për më shumë kohë dhe përqëndrim të rindërtohen dhe kthehen në një realitet imazhor të realitetit”. Nga ana tjetër imazhet në foto dhe video paraqesin shpejt dhe direkt realitetin, duke shmangur dyshimet për manipulim. Forcat e Armatosuara në Shqipëri si në të gjithë botën, janë shumë diverse në përbërjen e tyre si në gjini, në besim fetar, politik ashtu dhe etnitet dhe pikërisht ky diversitet i bën ato vunerabël dhe të cënueshëme, duke e përballur FA-në me fushata disinformacioni të drejtuara nga kundërshtarët. Këto fushata paraqesin një sfidë serioze për kohezionin aq shumë të domosdoshëm në ushtri, në aleancën e NATO-s apo edhe më gjerë në komunitetin e institucuineve të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Për shembull gjatë vitit 2020, aktorë të sponsurizuar nga Rusia publikuan një letër “të harruar” ku gjenerali polak Ryszard Parafianowicz shfaqet duke kritikuar hapur prezencën amerikane në Poloni gjatë stërvitjes Defender Europe.

Gjatë kësaj stërvitje, burimet ruse gjthashtu publikuan edhe injorimet që trupat amerikane i bënë COVID 19, lidhur me masat mbrojtëse dhe kufizimet e lëvizjes. Kërcënimi i influencës së dizinformacionit nuk ekziston vetëm në misionet ushtarake jashtë kufirit, por edhe brenda garnizoneve, për arësye të natyrës së pakufishmërisë së informacionit si dhe kufijve të brishtë midis jetës ushtarake dhe asaj të përditëshme. Gjeografia dhe vendndodhja tashmë nuk janë factor që vepron në mbrojtjen nga lufta informative.

Fuqitë kundërshtare dhe kërcënim kryesor ndaj NATO-s të nominuar edhe nga samiti i 29 qershorit 2022 Rusia dhe më pas Kina dhe Irani, besoj se janë duke e përdorur dezinformacionin dhe për rrjedhim ndaj Shqipërisë, do ta bëjnë dhe mund ta bëjnë këtë luftë nga cdo pozicion i globit ku do të kenë mundësi. Fushatat dezinformuese në forcat e armatosura minojnë dhe ulin moralisht aftësitë e ushtarakëve, duke bërë të vështitirë ndarjen e të vërtetës nga “sajesa” dhe nga fiksimi. “Doni të shkatërroni shqiptarët…? Vrisni një katolik dhe më pas akuzoni një mysliman.

Shteti shqiptar është lehtësisht i mundshëm të shkatërrohet nëse ekziston vullneti te shërbimet sekrete serbe”. Kjo është deklarata që vjen nga ish oficeri i inteligjencës serbe Dejan Luçiç. “Nuk është vështirë të grinden shqiptarët ndërmjet tyre, toskët dhe gegët, të krishterë dhe myslimanë, të majtë dhe të djathtë”. Luçiç është i bindur se politika serbe me mbështetjen e shërbimeve të inteligjencës, me anë të dezinformacionit të servirur mund të shkaktojë në çdo kohë luftë në Shqipëri. “Vritni një politikan shqiptar, dizinformoni duke akuzuar konkurrentin e tij dhe ja…, lufta fisnore, civile mes shqiptarëve sapo ka filluar” – parashikon Luçiç. Lucic e di mirë se si kanë vepruar shërbimet serbe pasi ka qenë pjesë e tyre. Vërtet, për fat të keq, shumë ngjarje në historinë e Shqipërisë të hershme dhe të vonë, nisin me skenarë të ngjashëm që ish oficeri UDB shpalos në emissionin televiziv ”Qendër” në Beograd.

Rusët në vecanti janë përpjekur me cdo kusht të minojnë nëpërmes përhapjes së lajmeve të bujshme, fake, të sajuara të pengojnë hapat e antrësimit të Shqipërisë në NATO dhe në BE. Si në cdo shtet tjetër fillimisht ata përpiqen të fitojnë pa luftë. Kjo do të thotë që nëpërmes operacineve informative të krijojnë, mbështesin dhe të ngjisin në pushtet lider pro rusë. Kush janë këta liderë? Emrat do ti kërkojmë në mes të atyre që brohorasin më shumë rrofte Shqipëria, NATO dhe SHBA. Viti 97 , ku gjithkush luftonte kundër gjithëkujt dëgjoheshin dhe përhapeshin parrulla subversive përcarëse antikombëtare, në prag të luftës civile. U bënë masive fjalët “cecenë” “malokë” “veriu po sulmon jugu” të cilat i shërbenin cdo shteti , vetëm Shqipërisë jo. Aq e kujdesshme dhe profesionale është mbështetja në publik me dezinformacion, sa që bëhet shumë i vështirë dallimi i patriotit të vërtetë dhe atij “të ndërtuar me dezinformacion”.

Fushatat e dezinormacionit penetrojnë në rrjetet sociale të personelit ushtrak dhe i bëjnë ata të dyshueshem për aftësitë e tyre, ngjarjet, grupet ekstremiste, i degradojnë, prishin kohezionin, përhapin “fake informacion” për drejtuesit e lartë ushtarakë, me qëllim ti bëjnë ata të pabesueshëm para vartësve. Nga ana tjetër me kujdes përdorin faqe dhe profile të cilët, rastësisht zbulojnë dhe promovojnë “liderat së ardhmes”. Forcat tona të armatosuara janë pjesë e dobësive dhe fuqive që NATO disponon pasi një ushtarak shqiptar është edhe i NATO-s. Parimi “zinxhiri është i fortë sa hallka më e dobët” vlen edhe në luftën kundër dezinformacionit.

Duke ecur në një hap me aleancën, në Akademinë e Forcave të Armatosuara studiohet për herë të parë dezinformacioni dhe kibernetika si lëndë, duke patur instruktorët më të mirë të trajnuar në Akademitë më të mira të perendimit. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në vende të zhvilluara, në shkollat civile nuk mësohet, ose mësohet pak lidhur me llojn e informaciont që ato kosumojnë dhe duhet të besojnë nga media e shkruar, dhe burimet që duhet të përdorim. Nëqoftëse kjo mungesë në drejtim të mosnjohjes dhe mos reagimit ngaj kërcënimit që paraqet dezinformacioni, do të vazhdojë, atëherë NATO dhe FA dhe procesi i vendimarrjes ushtarake në vecanti do jetë i ndikueshëm, i atakueshëm, i pabesueshem, i lëkundëshëm,i paqartë, i gënjeshtërt dhe jo koheziv.

Russia sulmin në US Capitol në 2021 e ka përdorur median digjitale për “ti fryrë flakëve “ të Capitolit, ndërsa Kina këtë sulm e ka përdorur si mundësi për të vënë në dukje dhe “dështimin e SHBA për të qenë lider global në democracinë botërore”. Efektet e sulmit nuk mbetën vetëm online por u ndërthurën me dhunën e vërtetë, duke e bërë më të besueshme cdo teori konspirative që mund ngrihej mbi këtë ngjarje, e cila sa më shumë zgjaste aq më shumë bëhej pre e teorive konspirative të ushqyera nga lufta informative, nëpërmes dezinformacioninit.

Finlanda është një shembull i targetimit të pandrprerë nga Rusia me informacion të manipuluar qysh në pavarsinë e saj në 1917. Kërkesa që Finlanda dhe Suedia ka bërë për antrësim në NATO dhe miratimi në samitin e qershorit 2022 ka kthyer Helsinkin dhe Stokholmin në targete edhe të disinformacionit rus, në një shakllë më të lartë. Qeveria finladeze dhe suedeze sot kanë rritur fushatën edukuese për studentët, gazetarët, politikanët si dhe publikun se si të ndajnë të vërtetat nga lajmet e rreme. Nxënësit në shkollat 9 vjecare dhe të mesme mësojnë se si të dallojnë videot fallco dhe ato të vërteta, si dhe trainohen në ushtrimin e mendimit krahasues dhe kritik.

Material i shkruar nga Kolonel Hysni Gjergji, Instituti Kërkimor Shkencor Ushtarak

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit