Home KRYESORE Shqipëria hum...

Shqipëria humbet thellë 4-1 në Poloni, gafa të shumta në mbrojtje (VIDEO)

179
0

Në Poloni kombëtarja shqiptare humbi thellë 4-1.

Ishte ylli polak Levandovksi që në minutën e 12-të me një goditje me kokë shënoi, por Cikalleshi do të kundërpërgjigjej me një gol shumë të bukur. Pra 1-1.

Në fundin e pjesës së parë dhe në fillimin e së dytës polakët shënuan dy golat e tjerë me Buksa dhe Krychowiak, duke shfrytëzuar gabimet e mbrojtjes sonë. Cikalleshi dhe Manaj krijuan shanse shumë të mira shënimi, ndërkohë që Ismajli dhe Hysaj ishin nga më të mirët si në veprimet mbrojtëse asht edhe sulmuese. Në fundin e ndeshjes do të vinte dhe goli i katërt për Poloninë me Linety-in që shfrytëzon një kundërsulm të shpejt. Kjo humbje komplikon pozitat tona në Grupin I, pasi kemi vetëm 6 pikë në 4 ndeshje dhe gjendemi në vendin e katërt.

Luajtëm mirë në pjesën e parë dhe u shkatërruam në pjesën e dytë.

POLONI-SHQIPËRI 4-1

KOMENTI I NDESHJES

1′ Starton ndeshja në Varshavë

5’ Përplasje mes lojtarëve pas një ndërhyrje të Abrashit, por arbitri Mariani e ndëshkon me karton të verdhë

GOOL 9’ Polonia ka arritur që të zhbllokojë ndeshjen. Pas një goditje të lirë Lewandowski shërbehet nga Glik me kokë dhe e ka të thjeshtë për ta dërguar topin në rrjetë

GOOOL 25’ Shqipëria ka arritur që rë shënojë një super gol. Pas një pasimi të bukur Cikalleshi godet mjaft mirë me të majtën duke e dërguar topin në cepin e portës.

32’ Rey Manaj tenton me një goditje me të majtën brenda zonës, por që do të ndalej nga portieri polak, i cili e grushtoi në goditje nga këndi

GOOL 44’ Në momentin tonë më të mirë, Polonia na ndëshkon. Mbrojtësin harrojnë sulmuesin Buksa të lirë brenda zonës, duke arritur që të shënojë me kokë

GOOL 54’ Duket e pabesueshme, por në goditjen e tretë në portë, Polonia shënon golin e tretë. Pas një aksioni personal të Lewandowskit nga krahu i djathtë, Kumbulla nuk arrin ta ndalë. Në fund është Krychowiak që arrin që ta shtyjë topin në rrjetë.

GOOL 88′ Në fundin e ndeshjes vjen dhe goli i katërt për Poloninë me Linety-in që shfrytëzon një kundërsulm të shpejt.

Formacionet

Polonia: Szczesny, Bereszynski, Glik, Bednarek, Rybus, Krichwiak, Moder, Frankowski, Buksa, Jozwiak, Lewandowski. Trajner: Paulo Sousa.

Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajneri: Edi Reja

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit