Home Forum Komedi e zezë...

Komedi e zezë apo budallallëk videoja e Megit te varri i gjyshes?

512
0

Në rrjetet sociale sot ka qarkulluar një video e moderatores Megi Pojani te varri i gjyshes së saj duke bërë skena të papëlqyeshme dhe aspak normale. Gjëja e parë që më vjen në mendje është që Megi, këtë herë ndryshe nga videot e saj provokuese dhe seksuale, ka kaluar kufijtë e etikës dhe ka treguar mungesë respekti për të ndjerët e tjerë.

Hapësira digjitale, si dhe hapësira personale, janë të dyja të rëndësishme dhe duhet të respektohen në të njëjtën mënyrë. Në rrjetet sociale dhe media, është e rëndësishme që njerëzit të kenë vetëdije në lidhje me atë që publikojnë dhe se si kjo mund të prekë persona të tjerë, në këtë rast ata që kanë humbur persona të afërt.

Megi është vajzë ekrani dhe natyrisht që gjërat që publikon kanë impakt tek të tjerët, sidomos adoleshentët. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që njerëzit të jenë të kujdesshëm në lidhje me atë që publikojnë dhe se si kjo mund të prekë të tjerët.
Kufijtë e show-ve që mund të bëjnë njerëzit duhet të jenë të përcaktuar nga etika dhe respekti ndaj të tjerëve. Duke respektuar këto kufij, edhe tematikat janë të shëndetshme dhe mund të publikohen e të shihen nga të gjithë. Nëse një nga këto kufij nuk respektohet, atëherë ky mesazh ka probleme dhe dëmton komunitetin.

Megi njihet për natyrën e saj provokuese, ngacmuese, moskokëçarëse, ekstravagante, por kjo video është tej limiteve. Nuk e justifikon aspak fakti që ka dashur të marrë vëmendje, të komentohet etj, pasi fare mirë mund të bënte një video tjetër të radhës duke treguar hiret dhe seksualitetin e saj dhe vëmendjen e ka gjithsesi.
Megjithatë, arsyet e publikimit të kësaj video ne nuk i dimë, nuk e dimë as qëllimin, por mund të japim disa mesazhe në mënyrë që të merren disa masa për të adresuar sjelljen e këtyre personazheve mediatik dhe për të parandaluar të tilla raste në të ardhmen.

Së pari, mendoj se mediat duhet të ndalojnë së publikuari këtë video të shëmtuar dhe të fshijnë çdo kopje të saj. Ky është një hap i rëndësishëm për të parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të personave të prekur dhe po ashtu për të shmangur ndonjë dëm të mundshëm ndaj vetes së saj, pas lumit të madh të komente, sharjeve dhe mallkimeve.

Së dyti, Megi duhet të kërkojë ndjesë publikisht për sjelljen e saj dhe për dëmet që ka shkaktuar. Duke u kërkuar falje publikisht, ajo tregon se është e vetëdijshme për gabimet e saj dhe se është gati të marrë përgjegjësinë për sjelljen e saj.

Së treti, Top Channel në një farë mënyrë duhet të marrë masa disiplinore ndaj Megi Pojanit dhe duhet të garantojë se personat që zgjedh të nxjerrë në ekran mos të japin mesazhe dhe shfaqje të papërshtatshme, edhe pse Megi e publikoi në rrjetin e saj social. Por duke qenë personazh publik ajo mban përgjegjësi për veprimet e saj edhe përtej zyrave të Topit. Të paktën moralisht.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit