Home Rajoni Komisioni Eur...

Komisioni Europian pro liberalizimit të vizave për Kosovën

65
0

Komisioni Europian u ka dërguar një raport të brendshëm vendeve anëtare të BE, duke rikonfirmuar se Kosova ka vazhduar edhe sot t’i plotësojë të gjitha kushtet, që nga viti 2018, kur Komisioni vlerësoi për herë të parë se kriteret ishin përmbushur.

Në qarkoren e shpërndarë këtyre vendeve, Komisioni përmend progresin e mëtejshëm të Kosovës në një sërë fushash. Ky i fundit mbetet vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që nuk përfiton nga lëvizja e lirë, duke bërë që qytetarët e saj t’i nënshtrohen regjimit të vizave.

“Kosova ka vendosur një kornizë të fortë ligjore dhe operacionale për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe për të adresuar rreziqet mbi çështje të sigurisë dhe emigracionit. Në dritën e progresit të arritur në fillim të 2018-s, Komisioni rekomandon që Këshilli [i BE-së] dhe Parlamenti Europian të lëvizin përpara me propozimin e Komisionit të 4 majit 2016”.

E thënë ndryshe, Komisioni Europian u ka thënë vendeve anëtare se rekomandimi i vitit 2018 për liberalizmin e vizave për Kosovën, mbetet në fuqi duke qenë se i njëjti institucion vlerëson se vendi jo vetëm që vazhdon t’i përmbushë këto kushte edhe sot, por madje, ka shënuar progres të mëtejshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit