Home Aktualitet Komisioni het...

Komisioni hetimor për Shëndetësinë në terren, Vokshi dhe Ndreca shkojnë në spitalin e Durrësit

29
0

Komisioni Hetimor për PPP-të në Shëndetësi ka nisur nga spitali i Durrësit vizitat në terren për t’u njohur me situatën dhe problematikën e tyre.

Kryetarja dhe anëtarë të këtij komisioni janë takuar me drejtuesit, shefat e shërbimeve dhe kryeinfermieri e spitalit të Durrësit dhe kanë marrë përgjigje prej tyre për çështjet që do të trajtohen dhe në dëgjesat me dëshmitarë.

Albana Vokshi, deklaroi se informacionet e marra në këto vizita do të referohen në komision pasi gjithçka është në fazën e mbledhjes së provave.

Edhe për nënkryetarin Plarent Ndreca, i cili së bashku me një pjesë të anëtarëve të komisionit vizituan ambientet në spital të koncesionarit, kjo ishte një vizitë informuese për të kuptuar mbi situatën në spital dhe shërbimin që është nën hetim nga komisioni.

Duke nisur nga Durrësi, për dy javë komisioni hetimor do të jetë në terren për të marrë informacion dhe parë nga afër ecurinë dhe mënyrën e operimit të dy koncesioneve, atij të sterilizimit dhe check up-it. Seancat dëgjimore pritet të nisin në fillim të qershorit, ndërsa konkluzionet do të jepen më 21 korrik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit