Home Aktualitet Koncerti i Du...

Koncerti i Dua Lipës, Dritan Shano: Preferoj 1000 herë këtë imazh sesa tortën e Pavarësisë

434
0

Ish-këshilltari i opozitës, Dritan Shano ka përgëzuar kryebashkiakun Erion Veliaj që solli në Tiranë yllin muzikor Dua Lipa për koncertin e djeshëm, pamje të cilat pushtuan gjithë mediat botërore.

Shano që për shumë kohë ka qenë këshilltari i opozitës, ka ironizuar tortën e famshme të Lulzim Bashës kryetar bashkie aso kohe dhe të Sali Berishës kryeministër që njollosën si mos më keq jubileun e 100-vjetorit të Pavarësisë, festën më të madhe të shqiptarëve.

“Siç kam thënë më parë, vajzën e Shqipërisë dhe Kosovës Dua Lipa e njohin edhe pinguinët në Antarktidë. E vetme kryen punën e 47 Ministrive të Jashtme të Shqipërisë e Kosovës. Preferoj 1000 herë këtë imazh sesa Tortën e Pavarësisë. Bravo kush e mundësoi (e dini të gjithë)”, shkruan Shano.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit