Home ShowBiz Koncerti që u...

Koncerti që u kthye në tragjedi

163
0

Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar gjatë kohës kur reperi Travis Scott ndodhej në skenë, në festivalin Astroworld, në Houston.

Koncerti është kthyer në tragjedi pasi turma shtyhej drejt skenës, përpjekje të cilat rezultuan fatale. Nga të dhënat e para, rreth 50,000 njerëz ishin të pranishëm në festivalin muzikor, i cili u mbajt në ambient të hapur.

“Turma, për arsye që ende s’i dimë filloi të shtynte njëri-tjetrin për të arritur drejt skenës. Kjo bëri që njerëzit që ishin para të ngjesheshin në pamundësi për t’i shpëtuar situatës. Situata sa vinte dhe përkeqësohej, u panë njerëz që rrëzoheshin në tokë pa ndjenja. Disa prej tyre pësuan atak kardiak”.

Travis Scott është shprehur i shqetësuar pasi festivali i tij u shndërrua në një përleshje vdekjeprurëse.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit