Home Aktualitet Koronavirusi ...

Koronavirusi në Shqipëri/ 10 të infektuar, 17 të shëruar

76
0

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë të rinj me koronavirus në 373 testime, ndërsa 17 janë shëruar.

Ndërkohë, janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, dhe aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim vetëm 1 pacient, dhe nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 373 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 10 qytetarë, në Bashkitë:

5 në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Kavajë, Vlorë, Përmet.

Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,538 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 3 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                10

Të shëruar në 24 orë             17

Të shtruar në spitale              1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       373

Testime totale                   2,010,270

Raste pozitive                     332,277

Raste të shëruara              328,538

Raste Aktive                          145

Humbje jete                        3,594

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit