Home Kosova Kosova homazh...

Kosova homazhe për 17-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës

39
0

Kanë kaluar 17 vite nga vdekja e ish-presidentit kosovar Ibrahim Rugova. Ai ka ndërruar jetë më 21 janar të vitit 2006 dhe është varrosur me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Me rastin e 17 vjetorit të vdekjes së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, për nder të kujtimit dhe trashëgimisë së tij, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dhe Kryeministri Albin Kurti organizuan ceremoninë e vendosjes së kurorave.

Presidentja Osmani tha se trashëgimia që ka lënë pas Rugova, po shërben tani si udhërrëfyes në përpjekjet për të forcuar shtetin.

“Natyrisht që është pikërisht trashëgimia që ai la pas, që na shërben si dritë udhërrëfyese në përpjekjet tona të pa ndalura që ta forcojmë shtetin tonë, i cili u ndërtua me shumë mund dhe sakrificë të shumë burrave e grave të Republikës së Kosovës”, tha Osmani.

Ndërsa Kurti nga ana e tij vlerësoi figurën e Rugovës si intelektual i shquar që mendoi e punoi për paqen e Kosovës.

“Vendosëm lule të freskëta të varri i presidentit Rugova. 21 janari është ditë e ftohtë dhe një ditë në të cilën teksa e përkujtojmë presidentin Ibrahim Rugova, e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore, për çështjen humaniste dhe ndërkombëtarizimin e rezistencës civile”, tha Kurti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit