Home Aktualitet ”Kosova...

”Kosova, humbësja më e madhe”! Lubonja për Samitin: Qeveria Rama pranoi kushtet nga Vuçiç

82
0

Analisti Fatos Lubonja thotë se Samiti i parë (për Ukrainën) ishte spektakël politik, ku secili politikan kishte përfitimet e veta. Lubonja thekson se Kurti nuk ishte në Tiranë, sepse ai me siguri mendon që Kosova është humbësja më e madhe në këtë lojë politike që luhet. Për Lubonjën, Vuçiç u imponua dhe për fat të keq, Shqipëria ia pranoi kushtet.

“Samiti i parë shpjegon mungesën e Kurtit. Samiti ishte spektakël politik. Pavarësisht se thuhet se kanë mbetur në Shqipëri 1.5 milionë njerëz, ne mburremi se po bëjmë Samite etj. Gjithçka bëri Vuçiç shpjegon pse Kosova është humbësja më e madhe në këtë lojë. Vuçiç tha se për Kosovën mos të flitet fare.

Vuçiç tregoi fuqi në Tiranë. Ata janë marrë vesh përpara Samitit se çfarë do të bëjnë. Vuçiç ka vënë kushtet e veta dhe Shqipëria ia ka pranuar këto kushte. Që mos e njohësh Kosovën si shtet në këtë Samit, sigurisht që kërcet. Këtu vjen era Open Balkan, vijmë tek ai projekt që Kosova dhe Mali i Zi nuk e kanë pranuar”,-tha Lubonja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit