Home Kosova Kosova lejon ...

Kosova lejon vaksinimin anti-covid të fëmijëve mbi moshën 12-vjeç

11
0

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, ka bërë me dije se ka aprovuar rekomandimin nga komiteti për imunizim kundër Covid-19 për vaksinimin e fëmijëve mbi moshën 12-vjeçare me vaksinën Pfizer.

“Duke marrë parasysh që vaksina Pfizer BioN/Tech është aprovuar nga FDA dhe EMA për vaksinimin e moshave mbi 12 vjeç, plotësimi i planit përfshin: Vaksinimin e personave mbi 16 vjeç me vaksinën Pfizer dhe vaksinimin e grup moshës 12-15 vjeç me prioritet dhe sipas indikacioneve shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ky vendim vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve të grupmoshave të reja. Vetëm përgjatë 24-orëve të fundit, sipas raportit të IKSHPK’së, 14 fëmijë deri në moshën 9-vjeçare janë infektuar me Covid-19.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit