Home Aktualitet Kosova ndalon...

Kosova ndalon hyrjen e makinave me targa serbe, bllokohen edhe mallrat shqiptare

419
0

Dhjetëra kamionë të ngarkuar me prodhime shqiptare janë bllokuar prej dy ditësh në pikën kufitare të Vërmicës në kufirin Shqipëri-Kosovë.

Shkak është bërë vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të ndaluar çdo automjet të transportit të mallrave me targa serbe për të hyrë në territorin e vendit.

Por ky vendim ka dhënë efekte negative edhe për prodhimet shqiptare, ku kolona e mjeteve transportuese është e gjatë, pavarësisht se malli ka destinacion Kosovën.

Radhë të gjata kamionësh janë shënuar prej 3 ditësh edhe në pikat e tjera doganore të Kosovës, sidomos ato me Serbinë në veri të vendit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit