Home Kosova Kosova regjis...

Kosova regjistron mbi 3,600 raste të reja me koronavirus

19
0

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar këtë të Shtunë se janë regjistruar 3,628 raste të reja me koronavirus, nga 14,479 testime.

Në 24 orët e funditm nuk raportohet për humbje jete.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se 697 persona janë shëruar, ndërsa 33,952 persona janë ende aktivë me koronavirus.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në mars të vitit të kaluar. Prej atëherë janë dhënë mbi 1.7 milion doza të vaksinës. Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 804,801 persona apo 44.7 për qind e popullsisë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar më 21 janar, masa të reja për luftim të pandemisë. Sipas vendimit të Qeverisë, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese. Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë. Kufizimi i qarkullimit do të aplikohet nga ora 22:00 deri në orën 05:00. Bizneset e gastronomisë mund të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri më 21:00.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit