FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

14 policë kosovarë të dyshuar për seks me të mitura

Numri i policëve të dyshuar në aferën e seksit me të mitura, në Suharekë, nga 9 është rritur në 14.

Numri i të dyshuarve është shtuar nga hetimet e Inspektoratit Policor të Kosovës për rastin e ngjarë më 9 qershor të këtij viti në Suharekë, ku një vajzë 14-vjeçare dhe një tjetër 15 ishin raportuar si të zhdukura, ndërsa gjatë asaj periudhe ato kishin pasur marrëdhënie seksuale me rreshterin e Policisë së Kosovës në Suharekë, SH.S.

Ky i fundit prej më se një muaj po mbahet në paraburgim, ndërsa gjatë javëve sa ai ka qenë në paraburgim, IPK-ja e ka rritur numrin e policëve të dyshuar, të cilët në një formë apo tjetrë kanë ndikuar në këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?